1O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate. 2Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë. 3Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur? 4Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate. 5Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol? 6Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time. 7Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi. 8Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim. 9Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time. 10Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast.