1Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë. 2Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. 3Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 4atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 5atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 6atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 7atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 8diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 9hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. 10Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 11dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 12me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. 13Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 14dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 15por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. 16Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 17atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 18dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë; 19Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 20dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. 21Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 22në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. 23Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 24dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. 25Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. 26Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.