1U gëzova kur më thanë: “Shkojmë në shtëpinë e Zotit”. 2Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem. 3Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë, 4ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit. 5Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit. 6Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan. 7Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua. 8Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: “Paqja qoftë te ti”. 9Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.