1Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit. 2Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë. 3Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit. 4Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë. 5Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta, 6kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë? 7Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat, 8për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij. 9Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.