1Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari. 2Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli. 3Bijtë e Amramit ishin Aaroni, Moisiu dhe Miriami. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari. 4Eleazarit i lindi Finehasi; Finehasit i lindi Abishua; 5Abishuas i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi. 6Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajothi; 7Merajothit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi; 8Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Ahimaatsi. 9Ahimaatsit i lindi Azariahu; Azariahut i lindi Johanani. 10Johananit i lindi Azariahu (ai shërbeu si prift në tempullin që Salomoni ndërtoi në Jeruzalem); 11Azariahut i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi; 12Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Shalumi; 13Shalumit i lindi Hilkiahu; Hilkiahut i lindi Azariahu; 14Azariahut i lindi Serajahu; Serajahut i lindi Jehotsadaku; 15Jehotsadaku shkoi në mërgim, kur Zoti çoi në robëri Judën dhe Jeruzalemin me anë të Nebukadnetsarit. 16Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari. 17Këta janë emrat e bijve të Gershomit: Libni dhe Shimei. 18Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli. 19Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levit, sipas etërve të tyre. 20Gershomi pati si djalë Libnin, bir i të cilit ishte Jahathi, bir i të cilit ishte Zimahu, 21bir i të cilit ishte Joabi, bir i të cilit ishte Ido, biri të cilit ishte Zerahu, bir i të cilit ishte Jeatherai. 22Bijtë e Kehathit ishin Aminadabi, bir i të cilit ishte Koreu, bir i të cilit ishte Asiri, 23bir i të cilit ishte Elkanahu, bir i të cilit ishte Ebiasaf, biri të cilit ishte Asiri, 24bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Uriel, biri të cilit ishte Uziahu, bir i të cilit ishte Shauli. 25Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimothi, 26bir i të cilit ishte Elkanah, bir i të cilit ishte Cofaj, biri i të cilit ishte Nahathi, 27biri i të cilit ishte Eliab, bir i të cilit ishte Jerohami, bir i të cilit ishte Elkanahu. 28Bijtë e Samuelit ishin Joeli, i parëlinduri, dhe Abia, i dyti. 29Bijtë e Merarit ishin Mahli, bir i të cilit ishte Libni, bir i të cilit ishte Shimei, bir i të cilit ishte Uzahu, 30bir i të cilit ishte Shimea, bir i të cilit ishte Haghiah, bir i të cilit ishte Asajahu. 31Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës. 32Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, deri sa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar. 33Këta janë ata që kryenin shërbimin dhe këta bijtë e tyre: Nga bijtë e Kehathitit ishte Hemani, këngëtari, bir i Joelit, bir i Samuelit, 34bir i Elkanahut, bir i Jerohamit, bir i Elielit, bir i Toahut, 35bir i Tsufit, bir i Elkanahut, bir i Mahathit, bir i Amasait, 36bir i Elkanahut, bir i Joelit, bir i Azariahut, bir i Sofonias, 37bir i Tahathit, bir i Asirit, bir i Ebiasafit, bir i Koreut, 38bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, bir i Izraelit. 39Pastaj vinte i vëllai Asaf, që rrinte në të djathtë të tij; Asafi, bir i Berekiahut, bir i Shimeut, 40bir i Mikaelit, bir i Baasejahut, bir i Malkijahut, 41bir i Ethnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut, 42bir i Ethanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit, 43bir i Jahathit, bir i Ghershomit, bir i Levit. 44Bijtë e Merarit, vëllezërit e tyre, qëndronin në të majtë dhe ishin Ethsani, bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Mallukut, 45bir i Hadshabiahut, bir i Amatsiahut, bir i Hilkiahut, 46bir i Amtsit, bir i Banit, bir i Shemerit, 47bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit. 48Vëllezërit e tyre, Levitët, ishin caktuar për çdo lloj shërbimi në tabernakullin e shtëpisë së Perëndisë. 49Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e olokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtor i Perëndisë. 50Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua, 51bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah, 52bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi, 53bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi. 54Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve; 55atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur; 56por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut. 57Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë, 58Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë, 59Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë. 60Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë. 61Pjesës tjetër të bijve të Kehathit iu dhanë me short dhjetë qytete nga ana e familjes së fisit, që iu morën gjysmës së fisit, domethënë nga gjysma e fisit të Manasit. 62Bijve të Ghershomit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë trembëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Isakar, nga fisi i Asherit, fisit të Neftalit dhe fisit të Manasët në Bashanit. 63Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë me short dymbëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Rubenit, fisit të Gadit dhe fisit të Zabulonit. 64Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë. 65Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmëndur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit. 66Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit. 67Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë, 68Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë, 69Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë. 70Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit. 71Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë. 72Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë, 73Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë. 74Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë, 75Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë. 76Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë. 77Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë. 78Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë, 79Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë. 80Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë, 81Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.